Hassan Rowhani dënon nazistët

Irani nuk e ka më në krye një mohues të Holokaustit, pasi që Presidenti i ri Hassan Rowhani u nda nga paraadhësi i tij dhe dënoi “masakrën” e nazistëve ndaj hebrenjve.

Bota

27/09/2013 10:42

Ish Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad ishte i kënaqur me sikletin e perëndimit, kur ai vuri në pyetje vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve, dhe me konferencën e sponsoruar nga ndërkombëtarët e dedikuar për të ri-shqyrtuar këtë çështje.

Por në takimin me redaktorët e lajmeve amerikane, në Manhattan, Rowhani tha: “Masakra ndaj hebrenjve nga nazistët është e dënueshme. Ne kurrë nuk duam të ulemi krah për krah me nazistët”.

Vet Rowhani para disa javëve, tha për NBC News se ai nuk ishte një ‘historian’, kur u pyet nëse ai beson se holokausti ka ndodhur.

Në shenjë të një urgjence, ai është duke shtyrë arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Iranit brenda tre muajve. Ai i tha Washington Post-it se “e vetmja mënyrë për të vazhduar është të caktojmë një afat për negociata e cila është e shkurtër – dhe ta mbyllim atë.

“Ky është vendimi i qeverisë sime, që (afati i shkurtër kohor) është i domosdoshëm për të zgjidhur dosjen bërthamore. Sa më e shkurtër koha, të jetë aq më e dobishme për të gjithë”.

“Në qoftë se kjo do të jetë tre muaj, kjo do të jetë zgjedhje e Iranit, e nëse është gjashtë muaj, prapë mbetët mirë”.

Shtëpia e Bardhë reagon me entuziazëm të kualifikuar.

Zëdhënësi Jay Carney tha: “Veprimet janë ato që kanë rëndësi dhe negociatat substanciale për programin bërthamor do të jenë një test”.

Rowhani këmbënguli se ai ka autoritet të plotë nga lideri suprem Ali Khamanei: “Ju e dini se prej se kam filluar t’i udhëheq negociatat bërthamore për disa vite me radhë, qeveria ime më ka dhënë autorizim të plotë t’i finalizoj bisedimet bërthamore”.

Brenda natës, Ministri i Jashtëm iranian e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Ky ishte niveli më i lart i kontaktit për dy vendet që nga rënia e shahut në vitin 1979.

Nën drejtimin e Ahmadinejad’it, Irani ka insistuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, por ai nuk pranoi për të diskutuar në lidhje me atë çështje. Gjatë fushatës së tij zgjedhore,  Rowhani kishte kritikuar këtë qasje, duke thënë se kjo ishte shkaktare që Irani është i izoluar në masë të madhe.