Hashim Thaçi zbulon nga arkivi intervistën e tij të parë në Shqipëri

Zëvendës-Kryeministri i Kosovës ka zbuluar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale ballinën e një reviste shqiptare që ka botuar intervistën e parë me të dhe një fotografi nga ajo kohë. “Po gërmoja nëpër arkivin tim në shtëpu dhe gjeta intervistën time të parë për median në Shqipëri. Mars 99 dhe me më pak flokë…

Fun

25/01/2016 04:06

Zëvendës-Kryeministri i Kosovës ka zbuluar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale ballinën e një reviste shqiptare që ka botuar intervistën e parë me të dhe një fotografi nga ajo kohë.

hashim thaqi
“Po gërmoja nëpër arkivin tim në shtëpu dhe gjeta intervistën time të parë për median në Shqipëri. Mars 99 dhe me më pak flokë të thinjura”, ka shkruar Hashim Thaçi.
Ballina është e revistës “Klan” dhe koha e intervistës është pak përpara hyrjes në luftë të NATO-s për çlirimin e Kosovës, shkruan gazeta shqiptaro amerikane “Illyria” (illyriapress.com) në New York.

Në atë kohë, emri i Hashim Thaçit ishte bërë i njohur median shqiptare, ndonëse mundësia për intervista ishte e praktikisht e pamundur.
Negociatat e Rambuje shtynë për herë të parë seriozisht në publik disa prej figurave të UÇK-së deri atëhere pak të qarta për publikun e gjerë.
Thaçi, që është edhe ministër i Jashtëm i Kosovës ka ndryshuar shumë që atëhere. Jo vetëm në pamje por edhe në shumë prej pikëpamjeve të kohës. (r.a.illyria)