Hashim Thaçi kujton Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Lajme

30/05/2020 09:34

Thaçi deklaroi se të ndjerët dhanë kontribut te shquar në forcimin e UÇK-së.

“Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj”.

“Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë”.

“Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.