Hasani: Zhegra, Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova krenohet me veprën e Agim Ramadanit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë të enjten në përmbylljen e manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit, që i kushtohet veprës së dëshmorit Agim Ramadani – Katana dhe 114 dëshmorëve të rënë në betejën e lavdishme të Koshares.
Lajme
03/05/2018 20:58
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se e gjithë Kosova krenohet me veprën e Agim Ramadanit.
“Zhegra, Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova krenohet me veprën tënde komandant! Lavdi e përjetshme “Katanës” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Hasani.