Hasani: Jugo-nostalgjikët po presin dështimin e PAN-it, por Kosova s’ka hajr prej tyre

PAN do ta krijoj qeverinë, jugo-nostalgjikëve nuk ua sheh harjrin Kosova

Lajme

12/07/2017 13:49

Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Bajram Hasani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk është problem nëse dështon PAN, por dështon Kosova.

E sipas tij, dështimin e PAN-it po e presin jugo-nostalgjikët, por sipas tij, Kosova nuk ua sheh hajrin.

“Mediet po shkruajnë: se LDK e VV po presin dështimin e PAN-it?!

  1. Problemi nuk është pse dështon PAN-i, por pse po dështojmë të gjithë, po dështon Kosova.
  2. Ketë po e presin jugo-nostalgjike, a mundet vendi tua sheh hajrin këtyre? Pastaj ku mund të na shpien këta?
  3. Kosova dhe qytetarët presin formimin e institucioneve të reja. Institucione që marrin përgjegjësinë e vendimeve që sjellin ndryshimin e suksesin”, ka shkruar Hasani në Facebook./Lajmi.net/