Hasani: Institucionet e Kosovës duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar të vërtetën për krimet serbe

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka theksuar se Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

Lajme

06/12/2019 20:49

“Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë”, ka shkruar Hasani.

Postimi i Hasnait në Facebook:

Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.  Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë. Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.

Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë.  Skandaloze !  Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”.

Institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë. Dhe duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e denime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë. Serbia me falsifikime e shtrembërime historike na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarrosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni. Krimet nuk vjetërohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.