Hartimi i Statutit të Asociacionit fillon menjëherë pas marrjes së kodit telefonit

Hartimi i Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të fillojë menjëherë pasi që Kosova, më 15 dhjetor ta merr kodin telefonik ndërkombëtar +383.

Lajme

25/11/2016 22:20

Kështu thonë burime të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, një premtim i tillë i është dhënë edhe Brukselit gjatë raportit që sot i është dorëzuar Bashkimit Evropian.

Po ashtu këto burime thonë se hartimi i Statutit të Asociacionit do të bëhet në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku qartë përcaktohen përgjegjësitë e këtij Asociacioni, e që nuk kanë të bëjnë fare me përgjegjësi ekzekutive.

“Procesi i hartimit të Statutit të Asociacionit do të jetë paralelisht me shuarjen e strukturave të mbetura të Serbisë në Kosovë. Ndërkaq Asociacioni si trup nuk do të jetë niveli i tretë i qeverisjes në Kosovë”, thonë këto burime. /Lajmi.net/