Harta që tregon vendet më të korruptuara në botë

Manipulimet në zgjedhje, mitmarrja, kontrabandimi me ilaçe të falsifikuara, janë disa nga faktorët që e bëjnë një shtet të jetë i korruptuar, dhe për këtë një hartë është realizuar së fundmi që tregon qartë se si korrupsioni është përhapur me të madhe në gjithë botën, shkruan “Independent”.

Bota

14/10/2015 12:13

Pjesa më e madhe e hartës është lyer me ngjyra të ndryshme që përcakton qartë nivelin e lartë të korrupsionit në botë, ku Somalia dhe Koreja Veriore prijnë në këtë top listë, transmeton lajmi.net.

Sipas studimeve të organizatës joqeveritare “Transparency International”, Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda dhe Suedia kanë arritur të futen në top 20 e shteteve më pak të korruptuara në botë.

Megjithatë, asnjë shtet nuk ka arritur të fitoj 100 për qind pikë të përsosmërisë, ose epitetin e “shumë të pastër” apo “shumë të korruptuar”, në indeksin e fundit të perceptimit.

Hulumtuesit kanë nxjerr në pah një fakt interesant për Australinë, që ka filluar të marrë epitetin e një shteti brengosës. Edhe pse është përfaqësuar nga ngjyra të shëndetshme në hartën e vendeve më pak të korruptuara, Australia kësaj radhe ka rënë për një vend duke u lëvizur kështu nga i 10 në të 11.

Shtetet 2Në studimin e realizuar së fundmi ekspertët kanë marrë parasysh edhe skandalet, pengesat për hetime për korrupsion dhe performancën relativisht të dobët të shteteve.

Vendet e tjera me një përfaqësim shqetësues me ngjyrë të kuqe në hartë përfshijnë vendet me ekonomi të zgjeruar si Brazili, Rusia, India, Kina, Meksika, Indonezia, Nigeria dhe Turqia.

Kryetari i “Transparency International”, Jose Ugaz, ka deklaruar se “ato qeveri që janë duke pësuar rritje të shpejtë të ekonomisë, por që nuk pranojnë të jenë transparente dhe tolerojnë korrupsionin, krijojnë një kulturë të mosndëshkimit në të cilën korrupsioni lulëzon.

Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar është renditur në vendin e 14 në vendet më pak të korruptuara – një rezultat që konsiderohet zhgënjyes nga hulumtuesit të cilët thonë se ky vend është dashur të jetë në krye të top 10-ës. (lajmi.net)

20 “vendet më pak të korruptuara” në botë

1 Danimarka

2 Zelanda e Re

3 Finlanda

4 Suedia

5 Norvegjia

5 Zvicra

7 Singapori

8 Holanda

9 Luksemburgu

10 Kanada

11 Australia

12 Gjermania

12 Islanda

14 Mbretëria e Bashkuara

15 Belgjika

15 Japonia

17 Barbadosi

17 Hong Kongu

17 Irlanda

17 Shtetet e Bashkuara

 

20 ‘vendet më të korruptuara” në botë

156 Kamboxhia

156 Myanmar

156 Zimbabve

159 Burundi

159 Siria

161 Angola

161 Guinea-Bissau

161 Haiti

161 Venezuela

161 Jemeni

166 Eritrea

166 Libia

166 Uzbekistani

169 Turkmenistani

170 Iraku

171 Sudan Jugor