Harta që tregon pamjen me vendet me pabarazinë gjinore më të madhe në botë

Pabarazia gjinore është ende një fenomen i përhapur në të gjithë botën, dhe tani janë bërë studime për të treguar se cilat shtete kanë shënuar progres sa i përket lidhjeve gjinore, dhe sa tjera vetëm kanë ecur prapa në këtë aspekt.

Fun

13/11/2015 10:20

Një anketim global i bërë nga YouGov, i ka vizituar 24 shtete për të ju bërë qytetarëve pyetje rreth barazisë gjinore, raporton lajmi.net.

Pjesëmarrësit e anketimit i janë përgjigjur gjithsej 14 pyetjeve, 10 prej të cilave kanë kërkuar që pjesëmarrësit të përgjigjen me ‘Pajtohem’ apo ‘Nuk pajtohem’, e pyetje të cilat ishin të këtij lloji: “A është e pahijshme për një femër që ti shpreh mendimet e saja?”, “Roli i parë i gruas është që të kujdeset për burrin e vet” etj.

 

Harta më lartë tregon se cilat shtete kanë shënuar progres sa i përket pikëpamjeve gjinore dhe se cilat shtete ende janë të tensionuara sa i përket kësaj teme.

Shtetet Nordike kanë shënuar më së shumti progres sa i përket lidhjeve gjinore, duke i lënë prapa të gjitha shtetet tjera të botës, e veçanërisht Lindjen e Mesme.

Shtetet e Lindjes së Mesme është zbuluar se janë më konservativet dhe se nga 3 pyetjet e anketimit (“Roli i parë i gruas është që të kujdeset për burrin e vet”, “vendi i një gruaje është në shtëpi”, dhe “është e pahijshme që një femër ti shpreh mendimet e saja në publik”), është zbuluar se ka një dallim prej më shumë se 60% mes shteteve të Lindjes së Mesme dhe shteteve tjera të botës.

Top 9 shtetet me përqindjen më të lartë të pajtimit në pyetjen “Është e pahijshme që një femër ti shpreh mendimet e saja në publik”

Këto shtete janë: Morocco, Tunisia, Egjipti, Jordani, Lebanon, Arabia Saudite, Iraku, Emiratetet e Bashkuara Arabe, Tajlanda.

a

Harta e mësipërme tregon se cilat vende kanë më shumë këndvështrime progresive gjinore dhe ato ku tensionet brenda marrëdhënieve gjinore janë më akute.

Vendet nordike kanë pamjen më progresive në marrëdhëniet gjinore, krahasur me pjesën tjetër të botës ku pabarazia është e madhe, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Suedia jo vetëm që ka barazinë gjinore më të lartë, por nuk ka pothuajse asnjë dallim midis pikëpamjeve të burrave dhe grave.

Ndërsa sa i përket shteteve moderne, raportohet se Britania e ka përqindjen më të lartë të pabarazisë gjinore, sipas Global Gender Gap Index, por sidoqoftë besohet se është në progres e sipër. /Lajmi.net