Hart: Isha me fat

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka thënë se ishte mjaft me fat në takimin e sotëm kundër Barcelonës, ku ka bërë një numër të madh të pritjeve.

Sport

18/03/2015 23:35

Joe Hart është treguar shumë real pas takimit, duke thënë se në disa pritje që ka bërë në ditën e sotme ishte me mjaft fat.

“Unë jam këtu për të bërë pritje dhe ata kanë goditur mjaft shumë. Unë kam tentuar të bëhem i madh ndërsa ti zvogëloj ata sa më shumë që mundem”.

“Sidoqoftë, unë kisha fat gjatë mbrëmjes së sotme. Nuk e di sesi goditja e Neymarit nuk përfundoi në gol në minutat e para të takimit”, përfundoi Joe Hart deklaratën e tij pas takimit.