Hart: City ka kohë për ta arritur Chelsean

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka thënë se skuadra e tij ka ende shumë kohë dhe mundësi për ta arritur Chelsean në majen e tabelës së Premier Ligës.

Sport

21/01/2015 16:02

Hart është i bindur dhe shumë optimist se skuadra e tij mund ta kalojë Chelsean në tabelën e klasifikimit të Premier Ligës.

“Kjo është Premier Liga – na ka ndodhur një gjë e tillë shumë herë gjatë të kaluarës”, tha Hart për Manchester Evening News.

“Ka ndodhur edhe gjatë këtij sezoni shumë herë. Ne nuk kemi humbur ende asgjë. Ne kemi besim te vetja jonë dhe mund ta arrijmë ta kalojmë Chelsean”, përfundoi Hart.