Harry Styles shet bluza me mbishkrime sensibilizuese për ndihmë kundër Covid-19

Edhe Harry Styles e ka dhënë kontributin e tij.

ShowBiz

07/04/2020 23:59

Shumë të famshëm po e shfrytëzojnë mundësinë ta japin kontributin e tyre për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Këngëtari Harry Styles po mundohet të mbledh para aq sa të mundet dhe këtë po e bën nëpërmjet shitjes së disa bluzave.

Në faqen e tij tashmë janë në dispozicion bluzat në vlerë prej 26 dollarë dhe të gjitha fitimet do të jenë të përkushtuara për të luftuar COVID-19.

“100 për qind e fitimeve do t’i dhurohen Fondit të Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të mbështetur nga Fondacioni i KB”, shkruan në faqen e tij./Lajmi.net/