Harron fanellën në shtëpi, portierin e shpëton një tifoz

Portieri i Penarolit, Kevi Dauzon, harroi fanellën e lojës, për ndeshjen kundër Progresos e vlefshme për Premiera Division të kampionatit uruguaian. Kjo gjë shqetësoi jashtë mase stafin teknik dhe kur duhet pak minuta që ndeshja te fillonte, ata u angazhuan për të gjetur në zgjidhje. Duhej gjetur një zgjidhje me patjetër, pasi portiere i dytë nuk jepte siguri.

Sport

30/04/2018 23:26

U hodh ideja për të kontrolluar të gjithë tifozët, që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën në transferë, me shpresën që dikush do të kishte veshur bluzën e portierit.

Për fatin e tyre të mirë, njëri prej tifozëve në tribunë mbante veshur pikërisht uniformën e “portierit” duke pranuar që t’ia jepte Dauzonit. Kjo uniformë i solli fat portierit të Penarolit, pasi skuadra e tij, arriti të trumfonte me rezultatin 1-0.