Harrojnë rivalitetin, ylli i Napolit drejt transferimit te Juventus

Juventus synon sjelljen e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

03/07/2020 14:54

Romeo Agresti, gazetar i njohur dhe afërt me Juventusin, ka konfirmuar se Juventus kanë hyrë në garë për sulmuesin polak, Arkadiusz Milik, përcjell lajmi.net.

Milik do të jetë një emër i nxehtë këtë verë, pasi shërbimet e tij po i kërkon edhe Atletico Madrid dhe Tottenham.

26 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Ajax.

Te Juventus, Milik do të pasonte Gonzalo Higuain, që do të largohet në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/