Harrojeni wi-fin, përkraheni ekipin

Tifozët e PSV Eindhoven kanë protestuar kundër përdorimit të sistemit wi-fi gjatë ndeshjeve të skuadrës. Ata kërkojnë që të mbështetet ekipi e jo të qëndrohet në internet.

Sport

18/08/2014 16:45

Pamja e tifozëve që vazhdimisht monitorojnë rrjetet e tyre sociale dhe përdorin internetin nëpërmjet celularëve është bërë gjithnjë e më prezente në ngjarjet sportive të viteve të fundit.

Por, mbështetësit e gjigantit holandez PSV Eindhoven janë ngopur dhe kanë vendosur të protestojnë kundër përdorimit të sistemit ‘wi-fi’ që është instaluar në stadiumin e klubit, Philips Stadion.

Tifozët e zjarrtë të Rood-Witten kanë shfaqur koreografi me mbishkrimin ‘Q**** wi-fi, përkraheni ekipin”.