Harrojeni rivalitetin, këto janë të përbashkëtat e Elvanës dhe Dafinës që nuk i keni ditur kurrë (Foto/Video)

Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri tashmë kanë vënë themele të forta në industrinë e muzikës shqiptare.

ShowBiz

25/04/2017 22:56

Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, tash e sa vite mbajnë primatin e artisteve më të suksesshme shqiptare, shkruan lajmi.net.

Dyshja në fjalë kanë shumë gjëra të përbashkëta, duke filluar nga mosha, me diferencë vetëm dy vite sukseset, fansat, koncertet, çmimet e deri tek ndjekësit në ‘Instagram’ ku të dyja kanë kaluar 700 mijë.

Një gjë tjetër të përbashkët e tyre është se para disa vitesh, edhe Dafina edhe Elvana kanë qenë imazh i të njejtës bankë në Kosovë, reklama të cilat atëkohë bënë shumë bujë.

Gjëja e fundit që i ka bërë bashkë ato, në kuptim figurativ, është puna për tregun ndërkombëtar, pasi dy yjet shqiptare tashmë po synojnë suksesin botëror.

Më e çuditshmja në raportin Elvana-Dafina, është se ato janë takuar vetëm një herë, kur të dyja ishin në fillimet e karrierës, por as aty nuk është se kanë pasur ndonjë komunikim.

Me mbi 10 vite karrierë, ato asnjëherë nuk kanë qenë të ftuara në të njëjtin vend për të kënduar, siç organizohen zakonisht në diasporë evente me mbi 3 artistë për një natë.

Edhe në festivale apo evenimente ku shpërndahen çmime, çuditërisht nuk ka qëlluar asnjëherë që Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri të jenë të pranishme në të njëjtin vit.

Nëse kërkoni në internet është e pamudur të gjeni në fotografi të përbashkët të tyre. E gjithë kjo distancë mes tyre nga fansat e dyshes është përkthyer në rivalitet, gjë e cila nuk është se ka ndodhur realisht ndonjëherë.

Ishte vera e kaluar kur faqja e njohur ‘Artistët Shqiptarë’ në Instagram, publikoi një video që Dafina e kishte postuar në ‘Snapchat’, duke kënduar këngën ‘Njësoj’ të Elvana Gjatës, shkruan lajmi.net

E lajmi i fundit mes tyre ka ndodhur përsëri në faqen “@artistet_shqiptare” në Instagram, ku kjo faqe ka nxjerrë një fotografi të Elvana Gjatës, e ka qenë pikërisht Dafina Zeqiri ajo e cila i ka bërë “Like” fotos së Elvanës në këtë faqe.

Kjo gjë dëshmon përsëri se mes tyre nuk ka ekzistuar as nuk ekziston asnjë lloj rivaliteti, pasi të dyja janë unike në stilin e tyre dhe më të vlerësuarat nga publiku.

Të kujtojmë, që në botë artistët më të mëdhenjë si Rihanna, Beyonce, Adele etj, kanë komunikim të mirë mes vete, takohen, bëjnë fotografi në evente, e disa prej tyre edhe e përkrahin njëra-tjetrën kur nxjerrin albume apo projekte të reja.

Urojmë që edhe në tregun tonë të lihet anash ‘inati’, pasi talenti dhe puna, do të mbizotërojë gjithmonë. /Lajmi.net/