‘Harrohet’ pastrimi i rrugëve në kryeqytet

Kompanitë që janë përzgjedhur për ta larguar borën nga rrugët dhe trotuaret, deri rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm nuk janë parë në Prishtinë.

Lajme

06/01/2015 09:48

Edhe pse që nga mbrëmë po bie borë, puna për largimin e saj duket se do të fillon më vonë, pasi që shumica e rrugëve nëpër kryeqytet, sidomos në ato dytësore nuk është larguar bora.

Ndryshe, Komuna ka përzgjedhur katër kompani për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror. Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet janë ‘Zahiri’, ‘Toifor’, ‘Euro Partners’ dhe Alko Impex’. Këto kompani janë të kontraktuara t’i mirëmbajnë gjithsej 310 rrugë të qytetit. Ndërsa, për mirëmbajtjen e rrugëve në viset rurale të Komunës së Prishtinës, janë të kontraktuara dy kompani, ‘VZ kompani’ dhe ‘Dardania. 

Të gjitha këto kompani sipas kontratës, e kanë për detyrë të bëjnë heqjen e borës, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, hedhjen e kripës sipas nevojës, pastrimin e ngricave si dhe të gjitha problemet e tjera që i sjellë stina e dimrit. (Kosovapress)