Hargreaves viziton QKN-në: Pas certifikimit të rezultateve, partitë politike të themelojnë institucionet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. Vizitën e ka realizuar bashkë me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin dhe Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, shkruan lajmi.net. Ai ka kërkuar që partitë politike të i themelojnë institucionet sa më parë. “Mbeta i…

Lajme

09/06/2026 16:30

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Vizitën e ka realizuar bashkë me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin dhe Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, shkruan lajmi.net.

Ai ka kërkuar që partitë politike të i themelojnë institucionet sa më parë.

“Mbeta i impresionuar nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë vendosur. Pasi rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të themelojnë institucionet”, ka shkruar Hargreaves. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: