Hargreaves: EULEX-i, vonë të ndryshojë
Ish-gjyqtari i EULEX-it, amerikani James Hargreaves, ka akuzuar misionin për të cilin ka punuar për mospunë gjatë gjithë mandatit të tij.
Lajme
Hargreaves thotë se ndryshimi i ligjeve është i lehtë, por ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve është proces i vështirë, ndërsa thekson se EULEX-i nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim
“Ndryshimi i ligjeve në një shtet është shpesh gjë relativisht e lehtë; ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve kurrë nuk është i lehtë. Ndryshimi i kulturës është një proces i vështirë, shumë i gjatë, i ngadalshëm dhe tejet kompleks. Deri më tani, EULEX-i nuk ka bërë asgjë për ta trajtuar këtë problem fondamental dhe tani është shumë vonë. Një përpjekje njëzetmujore, e drejtuar nga ndryshimi i kulturës, do të ishte një pikë uji në oqean”, ka thënë ish-gjykatësi i EULEX-it, James Hargreaves, në një vështrim të publikuar sot në Koha Ditore.
“Duke pasur parasysh këto pengesa drejt përmirësimeve substanciale në sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu si edhe dështimin e EULEX-it për t’i adresuar ato gjatë gjashtë viteve të misionit të tij, çfarë roli duhet të vazhdojë të ketë EULEX-i në Kosovë, derisa mandati i tij po ecën drejt fundit?”, ka thënë Hargreaves.