Hargreaves: Bayern, favorit në Ligën e Kampionëve
Owen Hargreaves beson se ish skuadra e tij Bayern Munich do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport
Owen Hargreaves beson se ish skuadra e tij Bayern Munich do ta fitojë Ligën e Kampionëve sepse është “larg skuadra më e mirë në mesin e gjysmëfinalistëve”.
Kampioni i Bundesligës mposhti Porton 6:1 në ndeshjen e kthimit të martën dhe u kualifikua për në gjysmëfinale. E atje janë edhe Barcelona, Real Madrid dhe Juventus.
Por, Hargreaves i beson skuadrës së Pep Guardiolës.
“Bayern është larg skuadra më e mirë në mesin e gjysmëfinalistëve”, deklaroi Hargreaves për “Sky”.
“Barcelona është e fortë kur e kanë topin por Bayern po ashtu është i fortë. Ata ndoshta kanë më tepër posedim se Barcelona”, u shpreh ai.