Hardinaj numëron “dështimet” e Kurtit: Nuk ka mbetur asnjë institucion i pavarur, kapen gjykatat, policinë e bordet e ndërmarrjeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se 26 janari është data e duhur për zgjedhje. Haradinaj ka renditur disa që sipas tij janë dështimet e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai tha se si dështime që kanë pasoja afatgjate janë dështimet në politikën e jashtme, marrëdhëniet me…

Lajme

01/08/2024 15:19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se 26 janari është data e duhur për zgjedhje.

Haradinaj ka renditur disa që sipas tij janë dështimet e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai tha se si dështime që kanë pasoja afatgjate janë dështimet në politikën e jashtme, marrëdhëniet me BE-në dhe Amerikën. Dështime këto që e sollën Kosovën në situatë të izolimit dhe sanksioneve.

“Grupimi i dytë janë grupimet e Qeverisë në kapjen e institucioneve të pavarura, duke filluar nga Gjykata, Policia, Dogana e gjithë mekanizmat e tjerë, e duke vazhduar me bordet e ndërmarrjeve e deri tek RTK”,tha Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka mbetur asnjë institucion i pavarur që s’i ka shpallur luftë të hapur kjo Qeveri dhe duke mos përjashtu këtu edhe gjykatën Kushtetuese që vazhdimisht e sulmojnë. Ne sot fokusin e kemi tek grupimi i tretë i dështimeve, pra atyre që i takojnë sferës ekonomike. Mungesa e investimeve direkte, kapitale, pozicionimi armiqësor ndaj bizneseve, mosrritja e pagave dhe deri tek paaftësi në ndaljen e rritjes enorme të çmimeve”, shtoi ai.

“Një nga temat që veçojmë në humbjet që po shkaktohen dhe dëmet e Ekonomisë është edhe ligji i administrimit të procedurave tatimore. Arsyeja pse menduam se 26 janari është data e duhur për zgjedhje është edhe që Kosovës me ia shkurtu për disa javë këtë gjendje humbëse e agoni”./Lajmi.net/