Harden vendos rekord të zi

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në sezonin e rregullt, James Harden ka vendosur një rekord të zi në ndeshjen e tretë të ‘play off’, kundër Utah Jazz.

Sport

21/04/2019 10:30

Ylli i Rockets nuk pati një natë të mirë, pasi e filloi takimin me 10 dështime radhazi nga loja e hapur, duke mos qëlluar asnjëherë në dy çerekat e parë.

Në këto 24 minuta, ‘The Beard’ pati edhe tre topa të humbur, për të bërë edhe më të këqija statistikat e tij, përcjell lajmi.net.

Kjo është hera e parë që Harden nuk shënon asnjë pikë nga loja e hapur në dy çerekat e parë, që nga 10 prilli i vitit 2018 (kundër LA Lakers).

Edhe çereku i tretë nuk nisi aq mirë për MVP, pasi ai shkoi deri në 0-15 në tentimet nga loja e hapur, por pastaj filloi të kthehet në ritëm dhe në fund skuadra e tij morri fitoren nga ky takim me Jazz.

Por, 15 dështimet radhazi të Harden u futën në histori si rekord i zi, pasi ai është lojtari i parë që ka dështuar kaq shumë në një fillim ndeshje të ‘play off’, përcjell lajmi.net.

Në fund të ndeshjes, James Harden e mbylli takimin me 25 pikë të shënuara, aq sa pati edhe Eric Gordon. /Lajmi.net/