Harden vazhdon me statistikat e MVP, shkëlqen në fitoren kundër Cavaliers

James Harden është rikthyer furishëm pas një starti jo shumë të mirë në edicionin e ri të NBA.

Sport

12/01/2019 08:15

„The Beard“ ka qenë thjeshtë i pandalshëm në 15 xhirot e fundit, duke qenë bartës i lojës së skuadrës së tij.

Këtë, ai e vazhdoi edhe mbrëmë, duke qenë lider në ndeshjen që Houston Rockets e fituan kundër Cleveland Cavaliers, me rezultatin 141:113, shkruan lajmi.net.

Harden regjistroi plot 43 pikë dhe gjithashtu shtoi edhe 12 asistime për skuadrën e tij. Ai ishte i mirë edhe në anën tjetër të parketit, duke regjistruar 10 kërcime, për të regjistruar kështu “triple – double”.

Pas kësaj paraqitjeje të jashtëzakonshme, tashmë amerikani po regjistron 40.5 pikë për ndeshje në 15 ndeshjet e fundit.

Harden dhe Kobe Bryant janë të vetmit që kanë pasur një seri të tillë, që nga viti 1976. /Lajmi.net/