Harden shkruan historinë në NBA, bëhet lojtari i parë në histori me këtë rekord

James Harden ka vendosur një rekord të ‘çmendur’ në NBA këtë edicion.

Sport

21/03/2019 11:15

‘The Beard’ ka qenë lideri absolut i skuadrës së Houston Rockets, duke e udhëhequr atë drejt një vendi që dërgon në fazën ‘play off’.

Me paraqitjet e tij, ai me shumë gjasë do të jetë MVP i sezonit edhe këtë vit.

James Harden është lojtari i parë në histori që ka shënuar 30+ pikë kundër të gjithë 29 skuadrave në NBA, brenda një sezoni, përcjell lajmi.net.

Ai është basketbollisti i vetëm në histori që ka bërë një gjë të tillë, duke vendosur këtë rekord mahnitës.

Mbetet të shihet nëse numri 13 i Rockets do të jetë i suksesshëm me skuadrën e dhe në ‘play off’ për të fituar një unazë kampioni. /Lajmi.net/