Harden nuk ka të ndalur, “në flakë” edhe kundër Pelicans

James Harden po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Sport

30/12/2018 08:09

MVP i sezonit të kaluar ka shkëlqyer edhe në fitoren e Houston Rockets kundër New Orleans Pelicans (108:104).

Harden kontribuoi për skuadrën e tij me plot 41 pikë të realizuara. Ai gjithashtu shtoi edhe nëntë kërcime dhe 6 asistime, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Kjo ndeshje është e shtata me radhë për “The Beard” që realizon 35+ pikë në një ndeshje.

Gjithashtu, forma e mirë e Harden ka bërë që edhe Houston Rockets të përmirësojnë rezultatet e tyre.

Ata tashmë kanë regjistruar fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit të tyre. /Lajmi.net/