“Harbohet” balerina e madhe Carla Fracci në festën e shkollës së Kledi Kadiut (Video)

Vazhdon balerini shqiptar të korrë sukses në spektaklin Amici dhe si maestro në shkollat e baletit në mbarë Italinë.

ShowBiz

03/10/2016 11:58

Pak kohë më parë, në përurimin e shkollës së re të Kledit në një nga zonat më të bukura te Italisë, Lago di Garda, ai kishte të ftuar nderi balerinën më të madhe klasike që ka njohur skena e baletit klasik në dekadat e fundit Carla Fracci.

Pas ceremonisë ajo nuk është përmbajtur të kërcejë si një vajzë e re muziken dance që u luajt në festën e organizuar.

Në video ajo shihet duke u zbavitur dhe duke kërcyer plot energji me të ftuarit dhe me të zotin e shtëpisë Kledi Kadiun.