Haradinaj:Ta ktheni kufirin atje ku ishte, ndryshe po dalin probleme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga udhëheqësit e institucioneve që të mos mbajnë ligjërata për çështjen e kufirit me Malin e Zi.
Lajme
Ai në interpelancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për këtë çështje ka thënë se vijat kufitare kanë ndryshuar, por ka pyetur nëse institucionet e vendit kanë mekanizma që të rikthejnë pikën kufitare aty ku kanë qenë
Ai ka thënë se duhet të shkohet të flitet me kryeministrin e Malit të Zi, pasi sipas tij askujt nuk i duhen probleme në kufij, sepse një gjë e tillë nuk i del mirë askujt, sikurse që sipas Haradinajt nuk i doli mirë me Kumanovën, as Nikolla Gruevskit.