Haradinajt i kërkuan shkarkimin e ministrave me aktakuzë, por a do ta shkarkojë LDK-ja Haki Rugovën?

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje nga kryeministri Haradinaj që të shkarkojë ministrat me aktakuzë.

Lajme

16/04/2018 20:20

Madje shumë i zëshëm sot në Kuvend ishte deputeti, Lumir Abdixhiku i cili tha se Haradinaj i ka në qeveri tre ministra që janë me aktakuzë nga Prokuroria.

LDK-ja disa herë me komunikata e konferenca ka vlerësuar se qeveria Haradinaj do të hyjë në histori për ministra që janë nën hetime.

Por sot pikërisht për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që vjen nga radhët e LDK-së është ngritur aktakuzë, shkruan lajmi.net

Rugova dyshohet për konflikt interesi. Madje kryetari i Istogut dyshohet se i ka dhënë tender vëllaut të tij rreth 300 mijë euro.

Lajmi.net ka tentuar të flas me Rugovën, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin. Nuk është përgjigjur as në formë të shkruar.

LDK-ja si shumë e zëshme për numërimin e ministrave me aktakuzë, mbetet të shihet se a do ta shkarkojë kryetarin e Istogut.

Haki Rugova njëherësh është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/