Haradinaj: Zvicra shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale të tyre.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shteti zviceran ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot vazhdon të jetë shtëpi e dytë e bashkëatdhetarëve tanë, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë. /Lajmi.net/