Haradinaj viziton Veselin, e ngushëllon për vdekjen e xhaxhait

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Lajme

23/05/2019 19:53

Ai këtë vizitë e ka bërë për ngushëllime me rastin e vdekjes së axhës së kryeparlamentarit Veseli.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Veseli, me rastin e vdekjes së Jetishit, axhës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Haradinaj.