Haradinaj vaksinohet me dozën e dytë, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se është vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNtech.

Lajme

24/08/2021 19:34

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tutje bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen, në mënyrë që të ndërpriten infeksionet dhe vdekjet, transmeton Klankosova.tv.

“Sot kam marrë edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech. Në dobi të imunizimit, ndërprerjes së infeksioneve dhe vdekjeve, lus të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve e infermierëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në imunizimin e popullates”.