Haradinaj uron Shqipërinë për presidentin e ri dhe Begajt i uron suksese në kryerjen e detyrave

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen president i Shqipërisë.

Lajme

04/06/2022 20:02

Haradinaj në Facebook i ka uruar Shqipërisë presidentin e ri dhe presidentit të ri sukses në kryerjen e detyrave, shkruan lajmi.net.

“Shqipëri, urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, shkruan Haradinaj.

Begaj u zgjodh president i Shqipërisë sot me 78 vota pro. /Lajmi.net/