Haradinaj uron për Krishtlindjet: Kjo është dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Krishtlindjet, duke thënë se në këtë ditë kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar.
Lajme
Shkrimi i plotë i Haradinajt në facebook:
I nderuari Ipeshkv, të nderuar besimtarë,
Ju uroj Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.
Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë.
Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe. RH