Haradinaj uron për arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

21:52 | 12 Qershor 2018

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit për arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë me Greqinë.

për arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë me Greqinë.

“Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor”.

“Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan”.