Haradinaj: Trishtuese pamjet e publikuara nga Brovina, kriminelët e kanë vendin në burg

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një shqiptare duke u dhunuar nga ushtarët serbë.

Lajme

16/05/2019 16:53

Ai ka thënë se është ndjerë i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi, teksa shtoi se ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg.

“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit pra ajo edhe i simbolizon është edhe simbol i këtyre vuajtjeve, e pash atë fotografi ishte shumë trishtuese nuk mundem me dhanë komente të tjera politike për këtë foto, ne kemi largu ata qe kanë mohu krimet ata që kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg. Është me rëndësi që parlamenti sot ka marr vendime të rëndësishme duke e vendos bazë ligjorë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë nj vizitë që i bëri Policisë së Kosovës, me crat u prit nga drejtori Rashit Qalaj.

Nga aty kryeministri tha se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës, që të jetë një forcë e gtshme për t’u ballafaquar me çdo situatë.

“Kosova e ka interes jetikë që të përkrahë policinë pra kapacitet me bazë ligjore. Është e vërtetë që kemi disa të arritura pra nuk dojmë veç me u shqetësua vetëm për ato që na presin shumë punë por sot skemi ardh me u lavdu për të arriturat, por me vazhdua më tutje. Pra FSK-ja Policia AKI-ja kemi bërë një punë të mirë me zjarrfikësit që ta kenë një situatë vepruese me bazë ligjore që i siguron në çdo etapë. Kemi bisedua për aspekte të fuqizimit ligjorë të Policisë më tutje besoj në të ardhmen do të mundë të vazhdojmë më tutje”.

Drejtori i Përgjigjëm i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh falënderues ndaj Kryeministrit të vendit dhe dy ministrave për përkrahjen dhe vizitën, teksa i siguroi ata se do të vazhdojnë të  ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e vendit.

“Falënderoj Kryeministrin dhe dy ministrat për vizitën në Policinë e Kosovës ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen që Qeveria e vendit po i jep Policisë së Kosovës dhe kjo përkrahje na obligon shumë më shumë që ne të punojmë shtesë që të u ofrojmë siguri qytetarëve. Ne iu zotuam Kryeministrit dhe ministrave që do të bëjmë maksimimunin që ta shtojmë aktivitetin tonë Policorë aktivitetin proaktiv që qytetarët të ndjehen të sigurt”, tha ai, raporton Ekonomia Online.