Haradinaj tregon se a do të hiqet taksa pas takimit me Merkelin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajme

23/05/2019 14:55

Ai ka folur edhe për takimin që do të ketë në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të cilin ka treguar edhe temat që do të diskutohen, transmeton lajmi.net.

“Kosova po vazhdon me qenë në agjendën e kancelares Merkel. Pesha e Merkelit dhe Berlinit është shumë e rëndësishme. Do t’i trajtojmë temat e interesit në rajon, çështjet bilaterale dhe të tjerat”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Kryeministri është pyetur se a do ta hiqte taksën nëse një gjë e tillë do të kërkohej ga kancelarja Merkel.

Ai ka thënë se vendimi për taksën është vendim legjitim dhe vendime të tilla nuk mirren në takime bilaterale.

“Takimet e Berlinit dhe me kancelaren nuk është mirë me e lëshu në këtë konotacion kaq të varfër për taksën. Merkel është shumë person i zanun, dhe është respekt i madh që e ka ftu Kosovën në këtë rast jo mu. Unë besoj në një bisedë të mirë pune. Pra ky është takimi i parë bilateral. Vendimi për taksën është vendim legjitim nga Kosova dhe nuk lidhet me takimet bilaterale”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/