Të Infektuar: 58.399

Të Shëruar: 51.081

Të Vdekur: 1.466

Haradinaj thotë se nuk pret aktakuzë nga Specialja

22:37 | 29 Qershor 2020

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar nëse mund të jetë në mesin e personave të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë për kinse krime lufte në Kosovë.

I pyetur në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, nëse ai mund të jetë në mesin e personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se nuk pret një gjë të tillë.

“Nuk pres të akuzohem nga Gjykata Speciale”, është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.