Haradinaj tha dje se Bajqinovci flet çka thotë Dejona Mihali, deputeti ndërkohë lexon transkriptën në videon nga Ujmani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje deklaroi se në kohën e tij Milan Radojiciq ishte ndjekur dhe ndaluar nga organet e  rendit dhe ligjit, ndërsa në qeverisjen e Albin Kurti, Mefail Bajqinovcit e Mimoza-Kusari e Dejona Mihalit ai ndërtoi villa në veri të vendit. E pas kësaj, ka reaguar deputeti Bajqinovci i cili është lajmëruar…

Lajme

02/08/2024 10:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje deklaroi se në kohën e tij Milan Radojiciq ishte ndjekur dhe ndaluar nga organet e  rendit dhe ligjit, ndërsa në qeverisjen e Albin Kurti, Mefail Bajqinovcit e Mimoza-Kusari e Dejona Mihalit ai ndërtoi villa në veri të vendit.

E pas kësaj, ka reaguar deputeti Bajqinovci i cili është lajmëruar nga liqeni i Ujmanit.

Ai publikoi një video të realizuar atje, derisa ironizoi me deklaratën e Haradinajt.

Po ashtu Haradinaj tha se Bajqinovci dhe të tjerët janë vetëm rob të Dejona Mihalit, pa lejen e së cilës nuk mund as të flasin, as të shkruajnë statuse as të bëjnë asgjë.

E në videon e publikuar nga Bajqinovci shihet se tekstin të cilin kishte për ta thënë në këtë video po e lexonte diku.

“Te ish-villa e Radoiçiqit, pasi Ramushi e përzuri atë nga Kosova dhe objektit ia dha Policisë së Kosovës dhe vuri ligj dhe rend në veriun e Kosovës. Mos të harrojmë edhe tabelat, pagesat dhe gjithçka tjetër” – tha Bajqinovci.

MAdje shihet qartë se ai përdor një aplikacion i quajtur “Telepromter.com”, që mundëson ët lexohet teksti ose skripta e parashkruar.

“Aplikacioni miqësor për përdoruesit i Teleprompterit tregon skriptin tuaj ndërsa regjistroni, kështu që nuk duhet të bëni kurrë një xhirim të dytë” – shkruhet në uebfaqen zyrtare të këtij aplikacioni, të cilin e përdori Bajqinovci.

Deputeti i VV-së ka përdorur këtë aplikacion për një video ku kishte për t’i thënë dy -tri fjali në kohëzgjatje prej 15 sekonda./Lajmi.net/