Haradinaj: Taksa të mos hiqet, do të jemi kujdestarë të 17 shkurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Lajme

18/02/2020 13:10

Në një tryezë të organizuar nga KDI, ku u diskutua rreth dialogut, Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 shkurtit 2008, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë, derisa është deklaruar rreth paralajmërimeve të qeverisë së re për heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se tarifa nuk iu është vendosur aleatëve të Kosovës, por i është vendosur Serbisë.

“Ne s’po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.