Haradinaj takon Metën, thotë se kanë qëndrime unike për temat me rëndësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

20/05/2019 23:42

Haradinaj ka thënë se me Metën kanë qëndrime unike për temat me rëndësi.

“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, Meta ka thënë se ndjen kënaqësinë ta takojë Haradinajn.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, ka shkruar Meta në profilin e tij. /Lajmi.net/