Haradinaj takohet me Apostolovën: Krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën kanë biseduar operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Lajme

28/05/2019 14:33

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kriminale. /Lajmi.net/