Haradinaj: Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë motive të shenjta për AAK-në

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Prizrenit.

Lajme

20/08/2019 19:51

Në një shkrim në Facebook ai ka bërë të ditur tri motivet e paritsë së tij.

“Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore. /Lajmi.net/