Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Haradinaj: Shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, njohja nga Izraeli e forcon këtë lidhje

18:42 | 18 Tetor 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, nëpërmjet faqes së tij në facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar varrezat e hebrenjëve, në Prishtinë. Ai ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë.

“Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”, ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë:

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”