Haradinaj shpreson në një marrëveshje politike para 17 shkurtit
Mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës politike në vend mbetet shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme. E këto zgjedhje duhet të jenë rrjedhojë e dialogut paraprak ndërpartiak, duke lëshuar pe opozita ose pozita.

Lajme
Kështu u tha në një diskutim me përfaqësuesit e shoqërisë civile të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që si temë diskutimi pati krizën politike në vend. Në këtë tryezë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shfaqi interesimin e tij për një marrëveshje politike në Kosovë para Ditës së Pavarësisë.
Haradinaj, tha se është i interesuar për marrëveshje politike në Kosovë, para protestës së paraparë nga opozita e bashkuar. E nëse ajo mbahet ashtu siç është thënë, ai tha se do të jetë paqësore dhe se AAK distancohet nga aktet e dhunshme.
“Ne do t’i reflektojmë këto diskutime edhe brenda nesh, të gjitha që I kemi dëgjuar, do t’i reflektojmë edhen ë partneritet me kolegët tanë opozitarë. Shpresoj shumë që nj? ? marrëveshje politike do të ndodhë në Kosovë, sidomos para 17 shkurtit. Ne jemi shumë të interesuar që të ketë lëvizje para 17 shkurtit. 17 shkurti është një datë që është interesant, është kthesë, është situatë më e avancuar politike. Ne vërtetë distancohemi prej çfarëdo dhunë në protestë. Pra, protesta e ardhshme e 17 shkurtit, është protestë paqësore, do të jetë në respektim të Republikës, simboleve, nuk parashihet ndonjë dalje prej asaj çka jemi”, tha ai.
Analistë, publicistë dhe përfaqësues të OJQ-ve diskutuan rreth situatës politike në vend, që sipas tyre Kosova ka ardh në këtë gjendje për shkak të mungesës së dialogut mes Qeverisë dhe partive opozitare. Një pjesë e tyre, fajin e lënë edhe tek dhuna e përdorur nga opozita e bashkuar.
Analisti, Halili Matoshi tha se opozita duhet që t’i ndalojë veprimet e hedhjes së gazit lotsjellës në parlament, në mënyrë që t’i hapë rru gë zgjedhjes së presidentit.
“Si mundësi për me dal definitivisht nga kriza unë e shohë vetëm mundësinë e bisedimeve me pushtetin, përkatësisht pushteti me opozitës, sepse rendi është gjithmonë pushteti e merr barrën në shoqëri për me thirr opozitën dhe me u ulë se çka mandej. Mirëpo, tani jemi shumë vonë dhe mendojë se pa caktimin paraprakisht të zgjedhjeve në vjeshtën e këtij viti nuk mund të ketë as një hap tutje. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm demokratik, legal, qytetar që munden me i dhënë zgjidhje secilës krizë politike në kuadër të kësaj ku jemi. Dhe pika e dytë, duhet me qenë jo zgjedhja e presidentit të Kosovës në Kuvend me lot sjellës apo me ato sallat e improvizuar me ato fotografitë idoteske, sepse ai njeri nuk mund me përfaqësua as për së afërmi unitetin e popullit , përkundrazi ai mundet me shkaktu tensione shumë të mëdha në këtë shoqëri sidomos në raport me opozitën, sepse opozita gjithmonë ka të drejtë, jo gjithmonë por karshi pushtetit duhet me pas të drejtë sepse është pjesë e sovranitetit të popullit”, tha ai.
Ne lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, Matoshi tha se duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese që të lejohet zgjedhja e presidentit nga qytetarët, pasi sipas tij nëse Hashim Thaçi zgjidhet president vendi mund të shkojë prap në krizë.
Ndërsa Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, fajin për krizën politike ia hodhi të gjitha partive politike pasi sipas tij këto veprime të partive politike janë niveli i tyre.
“Ne kemi kërkuar shumë më shumë prej partive ekzistuese se sa ato munden me dhënë në shoqëri. Për dallim prej disave , mua po më pëlqen ky kaosi politik që kemi afërsisht që dy vjet sepse ky është niveli i strukturave politike në vend, ky është niveli i parive politike në vend. Nuk mund ta gënjejmë veten se kemi të bëjmë me struktura politike që mbi të gjitha kanë interesin shtetëror për para vetes. Nuk po flasim për këto lloj partish në Kosovë, përkundrazi po flasim për parti të cilat madje kalkulimet edhe për zgjidhje të problemeve bëhen edhe me karakteret e individëve brenda strukturave politike”, tha Zogaj.
Sipas tij, në Kosovës ekziston një koncept politik ushtarak brenda partive politike, që do të duhej të ishin mbi të gjitha civile.
Në anën tjetër, publicisti Baton Haxhiu tha se Partia Demokratike e Kosovës është në pushtet për shkak se partitë opozitare nuk qenë të gatshme të bashkohen në mënyrë që PDK të jetë në opozitë.
Ai tha se veprimet e fundit të opozitës së bashkuar po shkakto jnë paqartësi tek qytetarët pasi ai cilëson se as vetë opozita nuk po e di çfarë do të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se veprimet e opozitës janë vepra penale dhe në këtë mënyrë nuk rrëzohet Qeveria.
“Dua të ma sqaroni a është protesta mbi parime apo mbi revolucionin. Nëse është mbi parime urdhëroni na keni në rrugë, për arsye se ne po e shohim s ky pushtet nuk është i gatshëm që ta qoj më tutje situatën politike. Por, mbi ngulfatjen e tij ju po tregoni arrogancë dhe ju po tregoni se ky pushtet duhet të rrëzohet më vepra penale, me gazin lotsjellës që ta krijoni precedent për të ardhmen, për të cilin do të vuajmë të gjithë ne qytetarët. Si mundet një pushtet që bënë vepra penale me u rrëzua me vepra penale. Dhe për faktin se ju duhet ta mbroni ligjin, ju e theni ligjin dhe për faktin se një pushtet gënjejnë dhe është i paaftë të udhëheqë ju po doni ta rrëzoni me rrëzua me vepër penale”, tha Haxhiu.
Në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësuese të tjerë të shoqërisë civile ku mbështetën mendimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Kp