Haradinaj: Rexhep Hoxha ishte ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Kreyministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e shkrimtarit Rexhep Hoxha pas ndarjes së tij nga jeta.

Lajme

12/07/2019 11:01

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të”.

” Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes vepres së tij të çmuar, që la trashëgimi. Ngushëllime të sinqerta për familjen Hoxha, për miqtë dhe lexuesit e veprës së tij! U prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/