Haradinaj: Qëndrojmë edhe kur të tjerët dorëzohen!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë.

Lajme

05/03/2020 21:43

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), qëndron në këmbë edhe kur të tjerët dorëzohen.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë sot pas takimit me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Sot mbajtëm takim me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë.

Zgjodhëm këshillin inicues për udhëheqje të procesit zgjedhor në këtë degë.

Po punojmë shumë që t’u japim freski strukturave tona aktuale përmes zgjedhjeve të brendshme, si dhe po rrisim kapacitetet tona me struktura e aktivistë të rinj që i bashkohen për çdo ditë Aleancës.

Qëndrojmë edhe kur të tjerët dorëzohen!./Lajmi.net/