Haradinaj pret përfaqësuese të Ambasadës Amerikane, diskutojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot në selinë e partisë ka pritur të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert. Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për…

Lajme

09/12/2025 11:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot në selinë e partisë ka pritur të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.

Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të formohen sa më shpejt pas shpalljes së rezultateve, raporton lajmi.net

Ai theksoi se krijimi i institucioneve në afat të shkurtër është shumë i rëndësishëm për të rikthyer normalitetin dhe për të garantuar vazhdimin e perspektivës euro-atlantike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike./Lajmi.net/