Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës në 20 vjetorin e ekzekutimit të tyre.

Lajme

02/06/2019 18:43

Haradinaj tha se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuar drejtësi.

Postimi i plotë:

Sot në 20-vjetorin e ekzekutimit të familjes Hasanaj nga Savrova e Suharekës, kujtojmë 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata që u amshuan për liri. Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve. /Lajmi.net/