Haradinaj: Përpjekjet për ta goditur UÇK-në, japin kundër efekt – ajo bëhet më e fortë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi ndaj Kosovës. Ai ka thënë se kjo gjykatë nuk përfaqëson gjendjen reale të Kosovës, as atë të kohës së luftës e as kohën aktuale.

Lajme

27/05/2020 22:39

“Gjykata Speciale është tepër e padrejtë. Është përgjigje joreale ndaj gjendjes së atëhershme dhe të tashme. Është  e çuditshme se si ka ardhë kjo gjykatë”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova s’ka çfarë të fshehë dhe se krenohet me luftën e UÇK-së.

“Kosova s’ka çfarë të fshehë. Kosova e ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Ne krenohemi me luftën tonë”, theksoi ai.

Haradinaj tha se të gjitha përpjekjet për ta goditur luftën e UÇK-së, japin kundër reagim, dhe ajo vetëm sa bëhet më e fortë.

“Këto përpjekjet me goditë UÇK-në, japin kundërvlerë, japin kundër reagim. Këto presione janë të gabueshme. Kushdo që bën presion ndaj shqiptarëve, gabon”, tha ai.