Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Haradinaj përkujton heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj: Dy luftëtarë që nuk kursyen asgjë për Atdheun e tyre

11:07 | 30 Maj 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në 21-vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj.

Haradinaj ka theksuar në shkrimin e tij përkujtues, se dy heronjtë u përjetësuan vetëm disa javë para çlirimit të vendit.

Ai ka çmuar veprën e tyre, duke thënë se ata nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre.

“Heronjtë e Kosovës, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u përjetësuan njëzetenjë vjet më parë, disa javë para çlirimit të vendit. Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi. Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për Atdheun e tyre”, ka shkruar ai.

“Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar në fund Haradinaj.